Aktualitet

Apel për vendosjen e maskës, Manastirliu ndan foton e mjekut: T’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve

17 Korrik 2020, 19:53 Nga DOSJA
Apel për vendosjen e maskës, Manastirliu ndan foton e mjekut:

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur thirrjet për vendosjen e maskës në publik. Kësaj herë ajo ka publikuar në profilin e saj në Facebook, foton e një mjeku, i cili ka bërë thirrje për vendosjen e maskës.

Krahas fotos, Manastirliu shkruan, se duke vënë maskën i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve.

Postimi i plotë

?#COVID19
Ekipet mjekësore në spitalin #Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nuk po i rreshtin përpjekjet në ndihmë të të prekurve nga SARS COV2, ku ka sërish shtrime, edhe të moshave të reja në spitale.
?? Të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve, duke zbatuar këtë masë të thjeshtë ? në çdo ambient të mbyllur?
#BASHKË ?#COVID19?

Qeveria ndërkohë ka miratuar një akt normativ për vendosjen me detyrim të maskës në ambjentet e mbyllura. Për të gjithë shkelësit do të aplikohet gjoba 20 mijë lekë të vjetra.

Ditën e sotme u regjistruan 55 raste të reja me COVID-19, një numër i ulët ky krahasuar me ditët e mëparshme. Gjithashtu 3 pacientë humbën betejën me COVID-19. Aktualisht në dy spitalet COVID-19 po marrin trajtim 106 pacientë, 9 prej të cilëve në terapi intensive, ku një është intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi ogerta manastirliu covid-19 ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...