Aktualitet

COVID-19 futet brenda komisariatit të Kavajës, infektohet shefi, konfirmohet pozitive edhe gruaja e tij

17 Korrik 2020, 18:27 Nga DOSJA
COVID-19 futet brenda komisariatit të Kavajës, infektohet shefi,

KAVAJË -Koronavirusi është futur brenda komisariatit të Kavajës. Mësohet se shefi i këtij komisariati është infektuar me COVID-19.

Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive në testin e kryer. Çifti është konfirmuar me COVID-19 vetëm pak ditë më parë. Nuk dihet ende rrethanat sesi u infektuar shefi i komisariatit dhe bashkëshortja e tij.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 55 raste me COVID-19, duke pasur ulje të theksuar nga ditët e mëparshme. Gjithashtu 3 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me virusin. Në dy spitalet COVID, po marrin shërbim 106 pacientë, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ku një është intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi komisariati i kavajes covid-19 ne shqiperi komisariati i kavajes

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...