Aktualitet

Digjen 10 dynym vreshta rrushi në Fushë-Krujë, flakët përhapen deri në pyll

17 Korrik 2020, 18:11 Nga DOSJA
Digjen 10 dynym vreshta rrushi në Fushë-Krujë, flakët

FUSHË-KRUJË -Një sipërfaqe me vreshta rrushi është përfshirë nga flakët në fshatin Zezë të Niklës në Fushë-Krujë. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Vreshtat e djegura janë në pronësi të shtetasit XH.M. Ky i fundit ka deklaruar vetë në polici, se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa ka kërkuar edhe hetim.

Fillimisht zjarri ka rënë në shkurret ngjitur me vreshtin dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe këtë të fundit, të favorizuara nga era. Mësohet se si pasojë e flakëve janë djegur 10 dynym vreshta. Gjithashtu flakët janë përhapur edhe në pyllin ngjitur. Zjarrfikëset ndërkohë po punojnë për të vënë flakët në kontroll.

Në Shqipëri gjatë ditëve të fundit janë krijuar disa vatra zjarri. Mbrëmjen e djeshme u rrezikua të digjej një kishë në Thumanë, ndërsa më herët janë dëmtuar edhe sipërfaqe pyjore në malin e Gjallicës në Kukës dhe në zonën e Zejmenit në Lezhë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne fushe kruje zjarr ne fushe kruje

Sondazh

Poll