Aktualitet

Superaksioni për kapjen e gomones në Vlorë, Artan Hoxha ironizon: Ishin 120 policë dhe disa drone, mos jeni duke kërkuar ko

17 Korrik 2020, 17:42 Nga DOSJA
Superaksioni për kapjen e gomones në Vlorë, Artan Hoxha ironizon:

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit për kapjen e një gomoneje me drogë në Vlorë. Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se u angazhuar më shumë se 120 polcië shqiptarë dhe italianë dhe dronë, por nuk arritën të kapnin gomonen. Ai shton se aksioni po vazhdon, por skafistët nuk duken gjëkundi dhe ironizon duke sjell në vëmendje një batutë të një filmi shqiptar.

“More, ç’u be me ate superoperacionin e djeshem, ku 7 motovedeta, skafe, helikoptere, drone dhe 120 police, shqiptare dhe italiane, ndoqen per 6 ore ne Gjirin e Vlores, ate gomonen me tre skafiste, qe pasi iu mbarua karburanti ne det, zbarkoi ne grykederdhjen e Vjoses…

Sot, mediat thone, se vazhdon superoperacioni i kerkimit, ne pyllin e Novoseles dhe pyllin e Mifolit, por skafistet nuk duken gjekundi… Ore, mos jeni duke kerkuar kot neper pyll, se ata nuk jane majmuna, te rrine 24 ore ne maje te pishave.. Mos kane dale ne breg dhe bejne plazh dreqerit ???? Si thote Tosun Baçi te “Njeriu me top”; “Kerkonjeni, kerkojeni!!! Kur ta gjeni, me lajmeroni!! Ketu jam une, te Pinxhot“????”, shkruan Hoxha.

Aksioni i Policisë së Shtetit u zhvillua dje në Vlorë. Pas 5 orë ndjekjeje hap pas hapi në zonën e plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës u sekuestrua gomonia, por trafikantët që e drejtonin atë nuk u arrestuar dot. Aksioni vijoi në pyll, por trafikantët ishin “zhdukur”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha gomonia ne vlore artan hoxha gomonia ne vlore

Sondazh

Poll