Aktualitet

Shfrytëzonte motrat nga Ukraina për prostitucion, arrestohet shqiptari në Itali, u kishte marrë edhe pasaportat

17 Korrik 2020, 16:50 Nga DOSJA
Shfrytëzonte motrat nga Ukraina për prostitucion, arrestohet shqiptari

ITALI-Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, nënë akuzën e prostitucionit. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte tutor i dy motrave nga Ukraina.

Shqiptari u kishte marrë pasaportat dy vajzave nga Ukraina dhe i kërcënonte, duke i detyruar që të prostituonin në periferi të Napolit.

Një pjesë të mirë të fitimeve nga aktiviteti i prostitucionit, 39-vjeçari e mbante vetë. Ai u arrestua vetëm pak metra nga vendi ku detyronte vajzat që të prostituonin.

Në xhep policia i gjeti një nga pasaportat e motrave nga Ukraina. Tashmë shqiptari ndodhen në burgun në Poggioreale, në pritje për të dalë para gjykatës.

Marrë dhe përshtatur nga Ilmattino

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari per prostitucion arrestohet shqiptari per prostitucion

Sondazh

Poll