Sport

Marash Kumbullën e marrin “mësysh”, futbollisti merr lajmin që nuk do të donte

17 Korrik 2020, 20:22 Nga DOSJA
Marash Kumbullën e marrin “mësysh”, futbollisti merr

VERONA– Në kohën kur Marash Kumbulla po bënte performanca tepër pozitive me fanellën e Veronës, një lajm jo i mirë vjen nga infermieria e klubit. Mbrojtësi shqiptar ka mbyllur sezonin,ndonëse dëmtimi i lojtarit nuk është shumë serioz. Njoftimin për dëmtimin e futbollistit e jep klubi në faqen zyrtare.

“Koha e rikuperimit për momentin nuk është e llogaritshme”, shkruhej nga klubi. Sigurisht, në klub nuk duan që të ngutin Kumbullën të riaftësohet për sa kohë që skuadra ka siguruar prej kohësh objektivin minimal të mbijetesës.

Për më tepër, askush nuk dëshiron që të përkeqësojë gjendjen e djaloshit i cili këtë verë pritet të sjellë në arkat e klubit rreth 25-30 milionë euro meqë parashikohet se do të shitet te një prej klubeve të mëdha italiane

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla shqiptari verona kumbulla shqiptari verona

Sondazh

Poll