Sport

CAS, i vetmi organ që mund t’i rikthejë dinjitetin Partizanit, klubi i kuq pretendon se nuk ka asnjë shkelje në rastin Çi

17 Korrik 2020, 13:19 Nga DOSJA
CAS, i vetmi organ që mund t’i rikthejë dinjitetin Partizanit,

TIRANË-Sikur të mos mjaftonte një sezon plotësisht i dështuar për të kuqtë, atëherë kur mendoheshin lëvizjet e merkatos për tu kthyer protagonist, nga hiçi ka mbirë cështja Çinari për të cilën FIFA e ka dënuar klubin kryeqytetas me një vit pa merkato, duke e detyruar Partizanin të ndërtojë një mbrojtje të shpejtë e të ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv CAS.

Gjithçka ka lidhje me verën 2018, kur në një telenovelë të vertetë merkato, sulmuesi ra dakord me Alavesh, nga ku u huazua në Kroaci tek Istra 1961. Transferimi nuk u krye kurrë pasi Vllaznia nuk e lëshoi dokumentacionin dhe në mbyllje të merkatos ndërhyri Partizani, duke e marrë lojtarin nga kuqeblutë. Partizani po bën gati të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të bërë ankimimimin në KAS pra në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Drejtuesit e kuq do bëjnë ankimim me proçedurë të përshpejtuar në KAS ku fillimisht do të kërkohet zhbllokimi i merkatos që është gjëja kryesore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas cinari partizani cas cinari partizani

Sondazh

Poll

Sport 17 Korrik 2020, 09:09

SPANJË– Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë kjo reflektohet edhe në rezultate. Humbja e fundit ndaj Ossasunas ka tronditur klubin, që realis...