Sport

Milan-Rangnick, lind një problem, kompania Red Bull kërkon një dëmshpërblim financiar

17 Korrik 2020, 13:34 Nga DOSJA
Milan-Rangnick, lind një problem, kompania Red Bull kërkon një

MILANO– Javë vendimtare në Milano. Ralf Rangnick pritet të zbarkojë në Milanello për të marrë në dorë frenat e Milanit dhe për të ndërtuar një projekt serioz për të ringritur klubin kuqezi në nivelet më të larta.Megjithatë ka nga ato zëra që shqetësojnë këtë tratativë.

Sipas Sky, Red Bull do të përfitojë një dëmshpërblim ekonomik prej 8 mln euro. Kujtojmë që “profesori”, ka tre vjet kontratë me grupin që ka në dorë menaxhimin e Leipzig dhe Salzburg.Deri pak ditë më parë nuk kishte asnjë ndalesë e dialogu mes palëve avanconte pa asnjë ngërç.

Tani, përkundrazi, problem duket se ka: edhe pse Milan e Rangnick kanë zgjedhur njëri tjetrin e nuk kanë ndërmend të ndahen në finish. Është edhe aspekti i lidhur me merkaton e të ardhmes që, me krerët Elliot e Ivan Gazidis, po ndërtohet. Sipas asaj që shpjegon La Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për rreth 75 milionë euro plus gjysma e të ardhurave nga shitjet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan rangnick milan rangnick

Sondazh

Poll

Sport 17 Korrik 2020, 09:09

SPANJË– Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë kjo reflektohet edhe në rezultate. Humbja e fundit ndaj Ossasunas ka tronditur klubin, që realis...