Sport

Habit fituesi i Botërorit me Gjermaninë, heq dorë  nga futbolli që në moshën 29-vjeçare

17 Korrik 2020, 15:10 Nga DOSJA
Habit fituesi i Botërorit me Gjermaninë, heq dorë  nga

GJERMANI- Andre Shyrle ka njoftuar sot se do t’i japë fund karrierës së tij në futboll. Ky vendim vjen pas mbylljes së kontratës se tij me Borusia Dortmund javën e kaluar. Ai pranoi se e kishe menduar këtë më para dhe se i ishte zbehur dashuria për futbollin edhe pse ishte 29 vjeç.

Sulmuesi gjerman që dha kontributin e tij në fitimin e botëorit nga Gjermania në 2014 tha se nuk i duhen më duartrokitjet.

Vendimi piqet me kalimin e kohës. Thellësitë u bënë më të thella dhe vëmendja gjithnjë e më pak. Mua nuk më duhen duartrokitjet më. Gjithmonë duhet të luani një rol të caktuar për të mbijetuar në biznes, përndryshe do të humbni punën tuaj dhe nuk do të merrni një të re”, është shprehur ai.

Sezonin e fundit sulmuesi gjerman e kaloi në Rusi, te skuadra e Spartakut të Moskës pasi u huazua nga Dortmundi. Ai më para ka luajtur te skuadra si Çelsi, Fulhemi, Leverkuseni.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andre shyrje shyrle heq dore nga futbolli andre shyrje shyrle heq dore nga futbolli

Sondazh

Poll

Sport 17 Korrik 2020, 09:09

SPANJË– Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë kjo reflektohet edhe në rezultate. Humbja e fundit ndaj Ossasunas ka tronditur klubin, që realis...