Sport

“Me Ibrën për pak jemi rrahur”, Mihajlovic tregon episodin me suedezin dhe përballjen që skuadra do të luajë ndaj Mila

17 Korrik 2020, 20:08 Nga DOSJA
“Me Ibrën për pak jemi rrahur”, Mihajlovic tregon episodin

ITALI– Bologna do të luajë ndaj Milanit në “San Siro”, për javën e 34-të të Serie A. Në konferencën për shtyp,trajneri i Bologna-s, Sinisa Mihajlovic foli në prag të ndeshjes kundër kuqezinjtëve, por edhe duke theksuar që Ibrahimovic mos të jetë në formë të mirë. Tekniku serb, kujtoi gjithashtu zënkën që ka patur me Ibrën kur suedezi lozte te Juventus, ndërsa Mihajlovic te Inter.

“Kur ishte te Juventusi, për pak sa nuk u zumë me grushte, por më pas te Interi u bëmë miq, pasi ai është sllav si unë. Kërkuam ta marrim te Bologna, por nuk ia dolëm dhe tani nuk e di ku do të vijojë karrierën. Miqësia jonë jam i sigurt që do të vijojë për shumë vite, por shpresoj që nesër t’i vijë keq për një të sëmurë të mjerë si unë dhe të mos tregohet shumë i keq në fushën e lojës”, deklaroi trajneri serb, tha Mihajlovic.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bologna ibrahimovic mihajlovic milan bologna ibrahimovic mihajlovic milan

Sondazh

Poll