Sport

FOTO/ Interi i rikthehet ngjyrave tradicionale, ja si do të duket fanella e dytë e zikaltërve për sezonin e ardhshëm

17 Korrik 2020, 16:03 Nga DOSJA
FOTO/ Interi i rikthehet ngjyrave tradicionale, ja si do të duket fanella e

ITALI- Tashmë kur sezoni në Seria A është duke përfunduar, kompania e njohur “Footy Headlines”  ka zbuluar fanellën e dytë të Inter për sezonin e ardhshëm. Për fanellën e sezonit të ardhshëm Inter do t’i besojë sërish “NIKE”.

Bluza që do të veshë Interi në transfertë, është me kuadrate me dy ngjyra, të zezë dhe të kaltër.  Me këtë zgjedhje Interi i rikthehet sërish ngjyrës tradicionale të bardhë, për fanellat e dyta. Këtë sezon skuadra nga Milano, si fanellë të dytë kishte dy versione, njërin në ngjyrë të zezë dhe tjetrin ngjyrë bizele.

Kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga tifozët e Inter, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë nëpërmjet disa komenteve në profilin në Twitter të “Footy Headlines”, duke shkruar: “Çfarë dreqin është kjo”.

(I.A./G.SH./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter uniforma e re e inter inter uniforma e re e inter

Sondazh

Poll

Sport 17 Korrik 2020, 09:09

SPANJË– Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë kjo reflektohet edhe në rezultate. Humbja e fundit ndaj Ossasunas ka tronditur klubin, që realis...