Sport

Zbulohet e ardhmja e Ngoo, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm sulmuesi i Tiranës

17 Korrik 2020, 14:07 Nga DOSJA
Zbulohet e ardhmja e Ngoo, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm

TIRANË-Tirana është pranë titullit kampion,por që duhet të mendojë edhe për të ardhmen. Disa lojtarëve i përfundon kontrata në fund të sezonit,përfshirë dhe sulmuesin kryesor të skuadrës. Michael Ngo’o. Deri më tani anglezi ka shënuar 12 gola dhe duke asistuar 15 herë për shokët e skuadrës. Menaxheri i lojtarit,Mario Cenolli tregoi se për momentin klienti i tij mendon të fitojë kampionatin dhe Kupën e më pas do të ulet në bisedime.

E ardhmja e Majkëll Ngo është një nga të panjohurat e Tiranës për sezonin e ardhshëm. Anglezi deri në këtë pikë të sezonit ka rezultuar një nga lojtarët kyç të bardhebluve, duke qenë se ka kontribuar me 12 gola dhe 15 asiste.

“Dëshira e Ngo për momentin është që të fitojë titullin kampion me Tiranën, por tani që janë në Kupë do të fitojë edhe këtë trofe. Ne do të ulemi me drejtuesit e klubit pas kampionatit për të folur rreth së ardhmes dhe nëse gjendet akordi, e nëse klubi do tregojë dëshirën për ta mbajtur atëherë Ngo do të qendrojë. Në Shqipëri, Ngo luan vetëm për Tiranën”, u shpreh Cenolli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ngo'o tirana ngo'o tirana

Sondazh

Poll

Sport 17 Korrik 2020, 09:09

SPANJË– Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë kjo reflektohet edhe në rezultate. Humbja e fundit ndaj Ossasunas ka tronditur klubin, që realis...