Politike

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Basha: Uroj 32 deputetët shqiptarë, do të kontribuojnë në fuqizimin e të drejtave të

17 Korrik 2020, 15:53 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Basha: Uroj 32 deputetët

TIRANË–  Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet  që u mbajtën për tre ditë me rradhë në Maqedoninë e Veriut. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Basha  ka uruar  partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve.

Më tej Basha ka thënë se e ka ndjekur me entuziazëm rezultatin historik të zgjedhjeve, duke shtuar se ka besim se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Postimi  i Plotë:

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar në tre ditët e fundit. Pas numërimit të të gjitha votave, LSDM-ja dhe koalicioni i tyre kanë marrë shumicën e votave. Partia e Zaev ndiqet nga VRMNO-DPMNE dhe partitë shqiptare. Shqiptarët në RMV kanë arritur një fitore historike, pasi kanë marrë 36 mandate.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet në maqedoninë e virut lulzim basha zgjedhjet në maqedoninë e virut

Sondazh

Poll