Politike

Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Të takohemi të hënën ose të martën, do jetë dhe Rama

17 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Të takohemi

TIRANË- Damian Gjiknuri, anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik kërkon që palët të ulen në tryezë për të diskutuar ndryshimet kushtetuese. Gjiknuri në një e-mail që ua ka bërë anëtarëve të tjerë në Këshillin Politik, shprehet se takimi të bëhet të hënën osë të martën.

Deputeti i Partisë Socialiste njofton se në takim do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për të vijuar diskutimet për Reformën Zgjedhore. Ai shton se në rend dite do të jetë nisma e 28 deputetëve për ndërhyrje në Kushtetutë, e cila ka marrë miratimin në parim në Komisionin e Ligjeve.

E-MAIL-I I GJIKNURIT

Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik. Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.

Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj: Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë. Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Kërkesa për takim vjen në një kohë kur Partia Demokratike dhe Ilir Meta kërkuan që diskutimet për Reformën Zgjedhore të vijojnë vetëm në Këshillin Politik. Ftesës së opozitës dhe Presidentit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pozitivisht dhe kërkon që takimi të bëhet të hënën dhe njoftoi se këtë herë do shkonte vetë. Ndërkohë opozita e re kundërshton takimin dhe e quan një pazar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll