Showbiz

“Rivalë prej një jete” Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj paralajmërojnë super projektin muzikor, këngëtarët: Kush do e kompozojë?

Këngëtarët ishin të ftuarit e Arilenës për ditëlindjen e saj, dhe me imazhet e publikuara në rrjetet sociale ata dhanë sinjalet e para për një bashkëpunim.
Featured image of article: “Rivalë prej një jete” Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj paralajmërojnë super projektin muzikor, këngëtarët: Kush do e kompozojë? Alban Skenderaj, Flori Mumajesi

TIRANË- Flori Mumajesi dhe Alban Skenderaj janë dy emra mjaft të ndjekur në muzikën shqiptare, të cilët janë mjaft të pëlqyer nga njerëzit.

Këngëtarët ishin të ftuarit e Arilenës për ditëlindjen e saj, dhe me imazhet e publikuara në rrjetet sociale ata dhanë sinjalet e para për një bashkëpunim.

Duke qenë se nuk i kemi parë kurrë bashkë me një projekt, është krijuar ideja e një “rivaliteti të përbetuar” mes tyre.

Ka qenë Albani, i cili teksa ka ndarë me ndjekësit një foto së bashku me Florin, duke bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim. “Rivale prej një jete. Kënga që do bëhet do bëhet, por kush do e kompozojë“, ka shkruar Albani krahas postimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Flori Mumajesi, Alban Skenderaj

Ndërkaq, edhe Flori ka ndarë foto me Albanin, dhe mesa duket super hiti do të vijë më shpejt seç e kishim menduar.

Flori, Alban Skenderaj

Një bashkëpunim mes tyre me siguri pritet me shumë entuziasëm nga fansat.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në ““Rivalë prej një jete” Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj paralajmërojnë super projektin muzikor, këngëtarët: Kush do e kompozojë?

  1. Cfare jane keto poza? Duken si ‘shoqe’ dhe jo si bashkepunetore ne biznes…

Shto Koment