Sport

VIDEO/Inter e kthen ndeshjen me Spal në “lojë fëmijësh”, zikaltërit pa mëshirë ndaj kundërshtarit

16 Korrik 2020, 21:48 Nga DOSJA
VIDEO/Inter e kthen ndeshjen me Spal në “lojë

ITALI-Interi bëri detyrën në transfertën ndaj Spalit, pasi triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 dhe mori vendin e dytë të renditjes me 71 pikë, 6 më pak se Juventusi kryesues.Përballë një kundërshtari tashmë të rënë në Serinë B, zikaltrit vuajtën vetëm pak minuta në pjesën e parë, deri kur Candreva shënoi golin e avantazhit pas një asisti të bukur të kilenit Sanchez.

Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi Cristiano Biraghi që shënoi një gol të bukur nga distanca, ndërsa më pas Sanchez dhe Gagliardini vulosën suksesin 0-4.

Tashmë zikaltrit janë vetëm një pikë larg të siguruarit edhe matematikisht një vend në zonën Champions, ndërsa kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi, duket e vështirë të shpresohet ende për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter serie a spal inter serie a spal

Sondazh

Poll

Sport 16 Korrik 2020, 15:46

ITALI-Klubet e futbollit në Itali duhet të mësohen me idenë që këtë sezon do ta mbyllin pa praninë e tifozëve dhe ndoshta mund të fillojnë edhe edicionin e ardh...