Sport

Real Madrid rimerr fronin në Spanjë,Barcelona e mbyll me turp me Osasunan

16 Korrik 2020, 21:11 Nga DOSJA
Real Madrid rimerr fronin në Spanjë,Barcelona e mbyll me turp me

SPANJË-Reali i Madridit është shpallur kampion i Spanjës në javën e parafundit të kampionatit, pasi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Villarealit në Valdebebas.Sulmuesi francez Karim Benzema ishte heroi i madrilenëve mbrëmjen e sotme pasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 29′ dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 77′, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh.

 

Iborra rihapi takimin në minutat e fundit, por Reali shënoi edhe golin e tretë në shtesë, duke vulosur suksesin 3-1.Los Blancos zhvilluan një fazë finale perfekte, pasi kanë fituar të 10 ndeshjet e zhvilluara pas rifillimit të kampionatit dhe jo vetëm rikuperuan disavantazhin ndaj Barcelonës, por ia dolën të fitojnë titullin një javë para fundit.

 

Ndërkohë katalanët konfirmuan se janë ende larg formës më të mirë, pasi mbrëmjen e sotme u mposhtën me rezultatin 1-2 përballë Osasunës në “Camp Nou”.Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Barça riktheu baraspeshën me Messin, që ekzekutoi saktë një penallti.

Minutat 3 fundit Osasuna i luajti me njē lojtar më pak, pasi Enric u ndëshkua me karton të kiq, por në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Roberto Torres që shënoi golin e fitores në portën e Barçës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona la liga real madrid barcelona la liga real madrid

Sondazh

Poll

Sport 16 Korrik 2020, 15:46

ITALI-Klubet e futbollit në Itali duhet të mësohen me idenë që këtë sezon do ta mbyllin pa praninë e tifozëve dhe ndoshta mund të fillojnë edhe edicionin e ardh...