Sport

Ibrahimovic 100 ndeshje me fanellën e Milanit, suedezi me mesataren më të lartë të golave

16 Korrik 2020, 20:51 Nga DOSJA
Ibrahimovic 100 ndeshje me fanellën e Milanit, suedezi me mesataren më

MILANO-Gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç u rikthye te Milani në muajin dhjetor dhe ndihmoi jo pak trajnerin Stefano Pioli, që të ndërtojë një skuadër të denjë të konkurrojë në fushë përballë çdo kundërshtari në Itali.Sulmuesi 38-vjeçar ishte titullar në fitoren e djeshme 3-1 përballë Parmës, duke zhvilluar kështu ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e Milanit, shifër këtë që e ka arritur në dy sezone e gjysmë, konkretisht në vitet 2010-2020 dhe në gjysmën e dytë të sezonit aktual.

Gjatë këtyre 100 ndeshjeve, Ibra ka arritur të dërgojë topin në rrjetë plot 64 herë, me një mesatare prej 0.64 golave për ndeshje, më e larta kjo ndër të gjithë futbollistët që kanë veshur fanellën e Milanit.Megjithatë pavarësisht shifrave dhe formës së mirë që po tregon në fushë, sulmuesi suedez pritet të lërë Milanon në fund të këtij sezoni, pasi duket se nuk bën më pjesë në planet e drejtuesve të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan serie a ibrahimovic milan serie a

Sondazh

Poll

Sport 16 Korrik 2020, 15:46

ITALI-Klubet e futbollit në Itali duhet të mësohen me idenë që këtë sezon do ta mbyllin pa praninë e tifozëve dhe ndoshta mund të fillojnë edhe edicionin e ardh...