Aktualitet

“Të më njihet dinamika e gjykimit!”/ Zani Çaushi me ankesa para togave të zeza: Kam bërë 31 vite burg jo 25!

17 Korrik 2020, 09:17 Nga DOSJA
“Të më njihet dinamika e gjykimit!”/ Zani Çaushi me

KORÇË– Zbardhet fjala e Myteza Çaushit, i njohur ndryshe si “Zani” para togave të zeza në Gjykatën e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i dënuari me burg përjetë pretendonte se koha e paraburgimit nuk i ishte llogaritur, duke shtuar se kishte bërë më shumë vite burg. 

“Tërhiqem nga kërkesa. Duhet të më njihet dinamika e gjykimit. Kam bërë 31 vite burg jo 25,”-mësohet se është shprehur ai. 

Në seancën e sotme, Myrteza Çaushi ka hequr dorë nga liria. I dënuari me burg përjetë ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesa e tij. Nuk dihen arsyet se përse “kapobanda e Vlorës” ka marrë këtë vendim kur që prej një viti më parë kishte nisur procedurat për lirimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll