Zbardhet përmbajtja e raportit të Komisionit Hetimor kundër Metës: Presidenti nuk do shkarkohet
16 Korrik 2020, 18:04Nga DOSJA
TIRANË– 55 deputetë socialist hodhën firmat për të vënë nën hetim presidentin Ilir Meta nën dyshimin e shkeljeve të rënda kushtetuese duke i marrë kompetencën kuvendi ç’dekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjes lokale. Në ditët në vijim këtyre deputetëve dhe kolegëve të tyre do tu duhet të ngrenë kartonat dhe rehabilituar presidentin Meta thjesht duke e këshilluar dhe jo shkarkuar.
Kryesimi këtij hetimi iu besua një ish prokurori të sprovuar, socialistit Ulsi Manja. Nga mbledhjet e para të komisionit hetimor socialistët krijuan përshtypjen se ditët e Ilir Metës president ishin të numëruara. Marshimi Kuq e Zi në mars, iniciuar nga presidenti një shenjë tregimi muskujsh nga Edi Ramës, e përforcoi besimin se komisioni hetimor do ti vendoste Ilir Metës, parashtesën president i shkarkuar nga parlamenti.
Por, 1 vit më pas nga ngritja dhe përfundimi i punës të komisionit të Dr. Ulsi Manjës ëndrra socialiste për shkarkuar njeriun që I besuan presidencën është venitur. Në ditët në vijim anëtarët e komisionit hetimor do të kenë gati raportin që po hartohet nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe demokrati Halit Halteri. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga dy burime prej shumicës qeverisëse dhe opozitës në këtë komision ka mësuar frymën që përcjell ky raport.
“Kuvendit nuk do ti propozohet shkarkimi presidentit Ilir Meta por disa rekomandime dhe sugjerime se si presidenti duhet të veprojë në situata të ngjashme në të ardhmen bazuar kjo në rekomandimin e komisionit të Venecias” tha Muhamed Veliu për edicionin e lajmeve 19:30 në Top Channel.
Për presidentin Ilir Meta kjo është një betejë e fituar me socialistët përballë beve dhe rrufe për ta nxjerrë nga pallati presidencial. Gazetari Muhamed Veliu thotë në raportimin e tij: “Se si do të përkthehet kjo në bazën socialiste askush nuk e jep një përgjigje të prerë. Duhen pritur zgjedhjet e ardhme për të mësuar koston politike të Edi Ramës për rehabilitimin e Ilir Metës përmes komisionit të ish prokurorit Ulsi Manja”.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një mesazh për qytetarët dhe ka kërkuar që të zbatojnë rregullat kudnër COVID-19. Në një deklaratë nga ceremonia...
BRUKSEL- Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetë kanë dërguar një mesazh të fortë për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAll...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të enjten në parlament se ka në plan të votojë ndryshimet në kushtetutën e vendit më 30 korrik, seanca ...
TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur sërish deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi të fliste nga Kuvendi. Në një deklaratëe nga sel...
Politike16 Korrik 2020, 11:23
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...
TIRANË– Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume. Përmes një statusi në rrjetet sociale...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit u shpreh se ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve d...
Politike16 Korrik 2020, 11:49
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij u shpreh i ashpër lidhur me të gjithë ata që sipas tij marrin guximin të flasin në emrin e popullit shqip...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë gjatë konferencës me gazetarët, u shpreh se Meta nuk ka asn...