Politike

Rama u kërkon qytetarëve të mbajnë maska: Virusi nuk ka këmbë, të mos biem pre e budallallëqeve që qarkullojnë në med

16 Korrik 2020, 16:58 Nga DOSJA
Rama u kërkon qytetarëve të mbajnë maska: Virusi nuk ka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një mesazh për qytetarët dhe ka kërkuar që të zbatojnë rregullat kudnër COVID-19. Në një deklaratë nga ceremonia e inaugurimit për hapjen e Bovillës që furnizon Tiranën me ujë, Rama tha se çështja kryesore është pandemia.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska dhe të mos gënjehen nga budallallëqet që thuhen për pandeminë.

Më vjen mirë që jemi sot këtu, dhe më vjen ndjesë për mos e filluar me ujin por me maskat. Shumë e rëndësishmë që ajo tëvendoset në mjedise të mbyllura. Për të mbrojtur veten e të tjerët. Shumë e rëndësishme që secili mos e humbasë vëmendjen nga numrat. Që e shikoni ishte e pritshme, por rriten. Ndërkohë që në kushtet e reja të krijuara, o do mësohemi të bashkëjetojmë me këtë armik të padukshëm ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Luftën me budallallëkun do e bëjë secili, qeveria do bëjë maksimumin, porn ë luftën me budallallëkun duhet ta bëjë individi nëse s’do të bjerë secili. Dhe një shprehje që e kam mësuar, ‘Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun’”, tha Rama.

Kjo thirrje e Ramës vjen në një kohë kur qeveria ka vendosur që mbajtja e maskës është bërë me detyrim nëse je në ambiente të mbyllura. Por Rama sot edhe pse një ditë më parë qeveria miratoi vendimin, ai u shfaq pa maskë në Kuvend njësoj si të gjithë deputetët e tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 maskat me detyrim edi rama masat kunder covid 19 maskat me detyrim

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...

Politike 16 Korrik 2020, 11:49

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...