Tre eurodeputetë të PPE dhe socialistëve evropianë kundër Ramës: Ndryshimet kushtetuese pa konsensus rrezikojnë integrimi
16 Korrik 2020, 15:45Nga DOSJA
BRUKSEL- Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetë kanë dërguar një mesazh të fortë për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) i kërkuan Parlamentit shqiptar të miratojë sa më shpejt Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Në deklaratë tre eurodeputetët, që janë jo pak të njohur për Shqipërinë shprehen se shumica parlamentare duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ata thonë se ndryshimet kushtetuese pa konsensur me të gjitha partitë politike mund të rrezikojnë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.
“Shqipëria është vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar, por sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.
Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen“, shtohet në deklaratë.
Të tre eurodeputetët kanë një raport shumë të ngushtë me Shqipërinë, pasi Santos raporton drejtpërdrejtë në PE për arritjet e Shqipërisë, Kefalogiannis është kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë dhe e njeh çështjen e Shqipërisë. Ndërkohë McAllister është njeriu që në vitin 2017 uli në tryezë Ramën dhe Bashën dhe arriti marrëveshjen e 17 majit që njihet si “Bin Mac”.
Reagimi i tre eurodeputetëve vjen në një kohë kur Edi Rama dhe Partia Socialiste kërkojnë ti shkojnë dëri në fund nismës për ndryshimet kushtetuse që heqin koalicionet dhe hapin listat zgjedhore, sipas kërkesave të opozitës së re. Kundër Ramës dhe ndryshimeve kushteteuse pa konsensus janë dhe shumë ndërkombëtarë të tjerë. Nënkryetari i grupit të CDU/CSU, David Wadephul, Komisioneri Olive Vaferlei dhe ambasadorët kërkojnë që marrëvehsja e 5 qershorit të miratohet pa ndërhyrje të tjera.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të enjten në parlament se ka në plan të votojë ndryshimet në kushtetutën e vendit më 30 korrik, seanca ...
TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur sërish deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi të fliste nga Kuvendi. Në një deklaratëe nga sel...
Politike16 Korrik 2020, 11:23
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...
TIRANË– Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume. Përmes një statusi në rrjetet sociale...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit u shpreh se ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve d...
Politike16 Korrik 2020, 11:49
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij u shpreh i ashpër lidhur me të gjithë ata që sipas tij marrin guximin të flasin në emrin e popullit shqip...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë gjatë konferencës me gazetarët, u shpreh se Meta nuk ka asn...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos i përgjigjet pyetjes së gazetarëve nëse kryeministri Edi Rama i ka ofruar ndonjë marrëveshje për heqjen ...
TIRANE- Deputeti i futur në Kuvend nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, u shpreh se kreu i CDU-CSU, Johann Wadephul, ka ndërhyrë në sovran...