Bota

Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dherash, vdesin 213 njerëz në Azinë e Jugut

16 Korrik 2020, 17:26 Nga DOSJA
Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dherash, vdesin 213

NEW DELHI-  Shirat e rrëmbyeshëm së fundmi në Azinë e Jugut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dherave të, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur  213 njerëz në të vendin muajin e kaluar, kanë raportuar sot autoritetet zyrtare.

Mbi 1 milion njerëz janë prekur në Nepal, Bangladesh dhe Indi, dhe qindra mijëra kanë ikur nga shtëpitë e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Zyrtarët indianë thanë që përmbytjet dhe rrëshqitjet e vranë  16 njerëz të tjerë në verilindje të vendit, duke rritur numrin e vdekjeve në vend në 93. Nepali raportoi të paktën 117 vdekje gjatë muajit të kaluar dhe Bangladeshi vetëm tre.

Shirat bënë që lumi Brahmaputra, i cili rrjedh përmes Tibetit, Indisë dhe Bangladeshit, të dalë nga shtrati në  fund të muajit të kaluar, duke përmbytur copëza të mëdha të shtetit, ku të paktën  3.6 milion njerëz u detyruan të largohen.

Autoritetet shpëtuan rreth 4,000 njerëz të bllokuar nga përmbytjet që rriten në pjesë të ndryshme të Asamit, tha M.S. Mannivanan, shefi i Autoritetit Shtetëror për Menaxhimin e Fatkeqësive. Rreth 36,000 njerëz, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan, janë strehuar në afro 300 kampe të drejtuara nga qeveria, tha ai.

Burimi: CTVnews

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 213 viktima azi jugore nepal shira të rrëmbyeshëm 213 viktima azi jugore nepal shira të rrëmbyeshëm

Sondazh

Poll