Bota

Presidenti brazilian rezulton sërish pozitiv në testin e koronavirusit

16 Korrik 2020, 16:36 Nga DOSJA
Presidenti brazilian rezulton sërish pozitiv në testin e koronavirusit

BRAZIL – Presidenti brazilian, Jai Bolsonaro ka rezultuar përsëri pozitiv për koronavirusin.
Ky lajm është bërë me dije nga vet ai, i cili e ka bërë të ditur këtë njoftim ditën e djeshme për mediat në Brasilia, duke sugjeruar se ai ende nuk duhet të shërohet nga një ky infeksion.

Në moshën 65-vjeçare, Bolsonaro, i përket një grup moshe që ka një rrezikshmëri të lartë sa i përket virusit.

Që prej fillimit të pandemisë ai ka thënë se mbetet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të punojë normalisht në punë nëse rezulton negativ këtë javë. Dje ai tha se do të testohej përsëri brenda disa ditësh.

Bolsonaro pranoi të hënën në një intervistë telefonike me CNN se ai “nuk mund të qëndrojë në këtë rutinë të qëndrimit në shtëpi” dhe tha se ai po priste “me ankth” ti jepej rezultati e të dilte nga shtëpia.

Kujtojmë se deri më  tani Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi, ku në këtë vend që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numërohen  1,978,236 të infektuar dhe 75,697 viktima.

Burimi:  Cgtn 

 A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll