Bota

U kafshua rëndë nga qeni duke shpëtuar të motrën, 6-vjeçari në SHBA shpallet  “Kampion Botëror”

16 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA

SHBA– 6-vjeçari Bridger Walker, i cili u kafshua në fytyrë duke mbrojtur motrën e vogël nga një qen i egërsuar, është shpallur ‘kampion nderi i botës’ nga Këshilli Botëror i Boksit. Bridger u kafshua rëndë në faqen e majtë dhe iu nënshtrua një operacioni 2 orësh ku dhe iu bën 90 qepje. Këshilli tha se po nderonte të voglin për guximin e tij i cili përfaqëson“vlerat më të mira të njerëzimit.”

“Ne jemi të nderuar që po shpallim 6-vjeçarin, Bridger Walker, Kampion Ceremonial të organizatës WBC, për veprimet e tij të guximshme që përfaqësojnë vlerat më të larta të njerëzimit”, thuhej në deklaratën e motivimit.

Fotot e tij ku ishte duke përqafuar të motërn pasi e kishte shpëtuar pa marrë asnjë lëndmi u bën virale. Ishte halla e tyre e cila në rrjetet sociale tregoi ngjarjen dhe lëndimet që kishte marrë i vogli nga sulmi i qenit teksa ata ishin duke luajtur në Wyoming, SHBA

Më 9 korrik nipi im 6-vjeçar Bridger shpëtoi jetën e motrës së tij duke i dalë para qenit që po sulmonte. Pasi u kafshua disa herë në fytyrë e në kokë ai kapi dorën e motrës dhe u largua me të për ta shpëtuar” shkruante në postim halla e djalit.

Ndërkohë kur u pyet nga babai se përse nuk u largua, djali dha përgjigjen që ka befasur të gjithë botën.

 “Nëse dikush duhet të vdiste, ai duhet të isha unë”.ka thënë ai.

Burimi:.tribuneindia.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bridger walker bridger walker

Sondazh

Poll