Aktualitet

Shqiptari rezultoi me Covid-19/ Qipro ndalon hyrjen e shqiptarëve, i fut në listën e vendeve me rrezikshmëri

16 Korrik 2020, 14:58 Nga DOSJA
Shqiptari rezultoi me Covid-19/ Qipro ndalon hyrjen e shqiptarëve, i fut

Ministria e Shëndetësisë në Qipro teksa ka publikuar listën e vendeve prej të cilave nuk do të pranojë  turistë dhe udhëtime  gjatë kësaj kohe pandemie, shihet që ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Pra Qipro ka futut Shqipërinë në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të lartë, ku qytetarët e vendit tonë nuk do të lejohen të hyjnë në këtë vend gjatë pandemisë së Covid-19.

Ky vendim vjen nga autoritetet e Qipros, pasi një qytetar shqiptar që arriti  nga Athina në fillim të kësaj jave rezultoi i infektuar me COVID-19.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, edhe qeveria hungareze i ndaloi shqiptarët, së bashku me shtetasit e pesë vendeve të tjera të Evropës Juglindore, të hyjnë në vend.

Deri më tani Shqipëria ka regjistruar  gjithsej 3,851 raste COVID-19, përfshirë 104 vdekje që prej fillimit të shpërthimit, ndërsa 1.610 prej tyre janë aktivë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qipro mbyll kufirin me shqiperine qiproja shqiptari ne qipro qipro mbyll kufirin me shqiperine qiproja shqiptari ne qipro

Sondazh

Poll