Bota

OSBE/ODIHR vlerëson zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: U zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme por procesi i votimit kalo

16 Korrik 2020, 14:15 Nga DOSJA
OSBE/ODIHR vlerëson zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: U zhvillua

MAQEDONI E VERIUT- Sot OSBE-ODIHR ka vlerësuar edhe procesin e votimit të mbajtur nga e hëna deri të mërkurën në Maqedoninë e Veriut. Sipas Laima Andrikiene, votimet në Maqedoni janë vlerësuar të qeta dhe në përputhje me rekomandimet e dhëna.

Andrikiene njoftoi se vlerësimi përfundimtar do të përfshijë edhe numërimin e plotë, shpalljen e rezultateve dhe procesin e parashtresave. Sipas OSBE-ODIHR, “zgjedhjet u administruan në mënyrë efektive, fushata ishte garuese, pjesëmarrësit kishin mundësi që të prezantojnë platformat e tyre.”

Gjithashtu ajo ka njoftuar se OSBE do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut deri më 23 korrik për të vijuar me ndjekjen e zhvillimeve të tjera. OSBE-ODIHR vuri në dukje gjithashtu se u vërejtën disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve.

Fjalimi i plotë i Andrikiene:

Ky mision u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, pandemia krijoi shumë sfida në procesin zgjedhor si për garuesit ashtu edhe për administratën zgjedhore. Do të mbetemi këtu deri më 23 korrik për të vazhduar me ndjekjen e zhvillimeve tjera deri në përfundim të procesit zgjedhor. Kemi ndjekur nga afër procesin zgjedhor, përfshi edhe fushatën edhe ditën e votimit. Këto zgjedhje ishin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Vlerësimi jonë përfundimtar do të përfshijë edhe numërimin e plotë, shpalljen e rezultateve dhe procesin e parashtresave. Zgjedhjet u administruan në mënyrë efektive. Fushata ishte garuese, pjesëmarrësit kishin mundësi që të prezantojnë platformat e tyre. Reklamimi politik i favorizoi tre partitë më të mëdha politike.

Burimi: MIA.mk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni laima andrikiene zgjedhjet në maqedoninë e veriut laima andrikiene zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2020, 13:46

KOSOVË– Në një kohë që sot bëhen 4 ditë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, në rrjetet sociale...