Bota

Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 132 raste të reja

16 Korrik 2020, 13:21 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 132 raste

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar të dhënat për situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë konfirmuar dhe 132 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 486 testimeve. Nga ana tjetër IKSHP-ja ka njoftuar se në 24 orët  e fundit janë shëruar dhe 83 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

Tashmë numri total i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5 mijë e 369, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll