Politike

16 Korrik 2020, 10:43 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Këtu Rama bëri krahasim edhe me këpucët e tij, që tha se pavarësisht se njëra këmbë është numri 46, ajo nuk e nxë edhe tjetrën.

“Hajdari ka firmosur, ka dhënë argumentet e saj, dhe e di shumë mirë besoj, se Damiani s’është i besueshëm si dëshmitar, që marrëveshja u vonua nga mos-dakordësia në këtë fushë. Dhe më pas, kur topi shkoi në fushën e Lulzim Bashës, u kthye në kusht. Nëse gjërat ishin në rregull, dmth që e gjitha ka qenë një teatër. Lulzim Basha pretendon se ne pranuam këtë se na u futën këmbët në një këpucë.  Unë vërtet e kam këpucën 46, po këmbën e majtë nuk ma nxë. Ne bëmë lëshim jo se s’kishim rrugë tjetër, por se kjo ishte rruga më e mirë për të përfshirë PD-në në proces. Është motiv për të kuptuar se unë dhe PS s’kemi qasje autoritariste.”,-tha Rama. 

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshja e 5 qershorit edi rama lulzim basha marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll