Politike

“I dashur vije maskën”, Rama këshilla deputetëve nga foltorja, Hajdari ngrihet ia dhuron, kryeministri: Unë e kam, por e

16 Korrik 2020, 10:35 Nga DOSJA
“I dashur vije maskën”, Rama këshilla deputetëve nga

TIRANE- Kryeministri Edi Rama zbatoi i pari sot rregullin e Ministrisë së Shëndetësisë për vënien e maskave. Rama iu bëri thirrje deputetëve të mbajnë maskë, ndërsa Rudina Hajdari i dhuroi vetë një të tillë. Rama tha se e ka një maskë, por gjestin e Hajdarit e mori si flamur paqeje.

“I dashur Halit vije maskën. Hajdari vije maskën.Maskën maskën… maska është tanimë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe jo e domosdoshme në ambientet e hapura. Përfitoj të sqaroj ata që më kritikojnë kur dal në rrugë dhe jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh i të tjerëve për të qenë i mbrojtur. Ndërsa në mjediset e mbyllura me vendim zyrtar të MSh, maska është e detyrueshme dhe Kuvendi duhet të japë shembullin e vetë, gjë që zonja Hajdari nuk po e bën vetë, ndoshta për mungesë maske. (Hajdari ngrihet dhe i jep maskë Ramës). Unë e kam zonja Hajdari, por kur flitet nuk ka nevojë se jemi në distancë. Flamur paqeje ky…”,-tha Rama. 

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 korrik 2020 edi rama seanca plenare 16 korrik 2020

Sondazh

Poll