Politike

Rudina Hajdari s’rri duarkryq, telefonon komisionerin gjerman: Besojmë tek Merkel, s’do na e kthejnë kurrizin në këtë m

16 Korrik 2020, 10:27 Nga DOSJA
Rudina Hajdari s’rri duarkryq, telefonon komisionerin gjerman:

TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka bërë me dije se ka kontaktuar me zyrtarë nga Gjermania për të sqaruar marrëveshjen për ndryshimin e Kushtetutës. 

Në foltoren e Kuvendit, Hajdari kërkoi nga Gjermania që t’i mbështesin në momentin e  vështirë në të cilën ndodhet, duke përmendur edhe reagimin e ashpër që erdhi nga vendet e BE-së pas miratimit të draftit.

“Mbrëmë e informova anëtarin e CDU-së për situatën që po ndodh në Shqipëri, pasi Gjermania të mos e lërë në baltë.Nuk mund të rrija pa e njoftuar se çfarë po ndodhte në Shqipëri. Ne nuk ndenjëm pa bërë asnjë, listat e hapura do të rrisin demokracinë në vend. Nëse nuk kemi vlerë, atëherë hajde ikim nga këtu.  Tani janë para dy zgjedhjeve, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, atëherë ikim të gjithë sillemi si ata që ishin jashtë dhe të mos votojmë asgjë, por nëse në këtë Kuvend kërkohet vota jonë duhet të jemi të vetëdijshëm opozita ka votat e saj dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave. Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Të vijnë ato njerëz që nuk i shesin pusat e naftës për qejfin e tyre. Unë çdo ditë sa herë zgjohem nga gjumi, eci në rrugët e lagjes time flas me çdo njeri. Kjo duhet që të ndodhë realisht. O do rreshtoheni për këtë betejë, Gjermania nuk do na e kthejë kurrizin në këtë moment të vështirë,”-tha Hajdari. 

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 16 korrik 2020 rudina hajdari seanca plenare 16 korrik 2020

Sondazh

Poll