Aktualitet

I vodhi vjehrrit 6400 dollarë amerikanë, arrestohet nusja në Vorë, pranga edhe 7 personave të tjerë, njëri i shpallur në

16 Korrik 2020, 11:22 Nga DOSJA
I vodhi vjehrrit 6400 dollarë amerikanë, arrestohet nusja në

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve në 24 orët e fundit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga tetë persona.

Mës tyre është një person i shpallur në kërkim kombëtar, kosovari me inicialet L. GJ., 31 vjeç, sepse dyshohet që me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën prej 6500 eurosh, personit me inicialet S. E..

Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se është vënë në pranga edhe një 22-vjeçare me inicialet F. B., pasi akuzohet se i ka vjedhur vjehrrit të saj shumë prej 6400 dollarësh ameriaknë.

Janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë.

Nojftimi i policisë Tiranë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin H. B., 54 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”. Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit kosovar L. GJ., 31 vjeç, sepse dyshohet që me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën prej 6500 eurosh, shtetasit S. E.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. GJ., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor Rinas – Qafë Kashar, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur hekurat mbrojtës dhe barrierat e rrugës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•M. O., 34 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•D. T. dhe M. D., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

•A. Rr., 44 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l ;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persina ne turane policia e tiranes arrestohen 8 persina ne turane policia e tiranes

Sondazh

Poll