Bota

Kandidati i parë shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Ziberi: Po përpiqemi të demontojmë çerdhet e fundit

15 Korrik 2020, 20:11 Nga DOSJA
Kandidati i parë shqiptar për kryeministër në

MAQEDONI E VERIUT-Kandidati shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Ballkan” ku ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e tij në garën për postin e ekzekutivit. Ai është shprehur, se me kandidimin e tij, po kërkon që të demontojë çerdhet e fundit të rezistencës për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Qytetarët janë të befasuar nga guximi i BDI për një hap më tutje drejt realizimit të një aspiratë që ka sa simbolikë dhe përmbajtje, është simbolike sepse për herë të parë një shqiptar pretendon postin e ekzekutivit, por ka edhe përmbajtje, pasi ne po përpiqemi që edhe gati 20 vite pas marrëveshjes së ohrit të demontojmë cerdhet e fundit të rezistencës për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përcojmë mesazhin se asnjë funskion publik nuk mund të jetë i rezervuar vetëm për një etnitet”, tha ai.

Më tej ai shtoi, se në Maqedoninë e Veriut, partitë më të polarizuara bëhen bashkë për të penguar aspiratat e shqiptarëve.

“Partitë më te polarizuara maqedonase kur është në pyetje aspirata e drejtë e shqiptarëve, të bëhen bashkë, për të penguar një aspiratë kushtetuese politike, flet për atë se ata nuk janë të gatshëm ta shohin shqiptarin si të barabartë në Maqedoninë e Veriut”, tha Ziberi.

Ndër të tjera Ziberi komentoi edhe përgjimet e publikuara para zgjedhjeve të kryeministrin Zoran Zaev, të cilat i quajti si larje hesapesh në mënyrë të ulët.

“Unë jam munduar që të jem larg këtyre debateve dhe larjeve të hesapeve në mënyrë kaq të ulët, që të përcjell një mesazh te qytetari shqiptar, se politika mbetet mënyra e vetmë për të realizuar aspiratat dhe mbështetja në këtë përpjekje do të jetë mesazhi më i mirë për ata që shërbehen me këtë retorikë”, vijoi Ziberi.

Naser Ziberi vjen nga radhët e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, me kryetar Ali Ahmetin. Ai është kandidati i parë shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut.  Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni naser ziberi zgjedhjet në maqedoninë e veriut naser ziberi zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2020, 14:24

MAQEDONI E  VERIUT- Përfunduan votimet pas tre ditësh në Maqedoninë e Veriut. këto janë zgjedhjet e  dhjeta parlamentare që mbahen  në këtë shtet.  Zgjedhjet e ...

Bota 15 Korrik 2020, 18:45

SICILI– Sicilia ditën e sotme është përballur me stuhi të forta. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se situata kaotike ka ndodhur në Palermo ku për shkak të stuh...