Bota

Komisioni Europian: Evropa të nisë vaksinimin kundër gripit sezonal gjatë verës

15 Korrik 2020, 13:03 Nga DOSJA
Komisioni Europian: Evropa të nisë vaksinimin kundër gripit

BRUKSEL– Ekzekutivi i Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje ditën e sotme të gjithë shteteve anëtareqë të fillojnë fushatat më të hershme dhe më të gjera të vaksinimit kundër gripit këtë vit për të zvogëluar rrezikun e gripit, por njëkohësisht  edhe shpërthimet e  COVID-19 gjatë vjeshtës.

Komisioni Evropian dëshiron të heqë dorë nga rreziku që spitalet të tejmbushen sërish nga një numër i madh pacientësh, siç ndodhi në kulmin e pandemisë COVID-19 në Evropë gjatë muajve mars dhe prill.

“Shpërthimi i gripit sezonal njëkohësisht edhe përhapja e COVID-19 do të vendosnin një tendosje të konsiderueshme në sistemet shëndetësore.”-tha Komisioni në një dokument që rendit veprimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga një valë e dytë e COVID-19 në vjeshtë.

Për të shmangur atë që nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas, e quajti “një koktej rreziqesh”, ai tha se qeveritë e BE-së këtë vit duhet të blejnë më shumë të vaksina kundër gripit dhe të rrisin numrin e njerëzve të vaksinuar.

“Ata duhet të fillojnë vaksinimin e njerëzve këtë muaj, në vend që të presin deri në tetor, kur vaksinimi i gripit fillon tradicionalisht në Evropë.”- ka thënë Komisioni.

Komisionerja e Shëndetit Stella Kyriakides tha se qeveritë duhet të luftojnë “hezitimin e vaksinave” për të arritur këto rezultate, duke iu referuar skepticizmit të njerëzve për vaksinimet që çuan në përmirësimin e disa sëmundjeve, siç janë fruthi, përpara pandemisë COVID-19.

Rekomandimet nuk janë detyruese për qeveritë e BE-së, të cilat gjatë gjithë krizës shpesh herë kanë aplikuar masa të ndryshme për të trajtuar pandeminë.

Koordinimi ka qenë një sfidë e madhe.”- u shpreh Kyriakides në një konferencë për shtyp, duke përmendur se 27 shtetet e BE kishin rritur veprimet e përbashkëta për krizën.

Për të rritur gatishmërinë e tyre përpara shpërthimeve të reja të koronavirusit, Komisioni gjithashtu u bëri thirrje shteteve të testojnë më shumë njerëz për koronavirus dhe të vendosin sisteme efikase të gjurmimit të kontaktit.

“Brukseli do që qeveritë të përdorin aplikacione për gjurmimin e kontaktit që funksionojnë përtej kufijve të BE-së. Por në këtë fazë vetëm dhjetë nga 27 shtetet e BE-së kanë filluar aplikime të tilla.”-thuhet në njoftim.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkimi europian komisioni europian koronavirusi ne europe bashkimi europian komisioni europian koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll