Bota

Një hap pranë varrit të mbretëreshës Kleopatra, arkeologët gjejnë dy mumie (FOTOT)

15 Korrik 2020, 12:54 Nga DOSJA
Një hap pranë varrit të mbretëreshës Kleopatra,

EGJIPT–  Në mediat e huaja sëfundmi janë publikuar disa foto dhe të dhëna pas  kërkimeve të arkeologëve.

Teksa ata u nisë kërkimet për varrin e  humbur të mbretëreshës së fundit të Egjiptit Kleopatrës, ata kanë gjetur dy mumie në Taposiris Magna, afër qytetit të Aleksandrisë.

Siç raportojnë vet arkeologët tashmë besohet se mund të jenë një hap më pranë varrit të Kleopatrës.

Kështu arkeologët pretendojnë se mbretëresha mund të jetë varrosur pikërisht atje pas vetëvrasjes së saj tragjike 2.000 vjet më parë.

Ndërkohë zbulimi i dy mumieve është përshkruar si i rrallë, pasi tregon rëndësinë e nekropolit, ose qytetit të të vdekurve në Taposiris.

Kujtojmë se Kleopatra mbetet një nga sundimtaret femra më të famshme të historisë, por vendi ku ajo prehet është ende i pazbuluar.  Gjithashtu disa ekspertë besojnë se ajo u varros në Aleksandri, atje ku lindi dhe sundoi për pjesën më të madhe të jetës së saj.

Burimi: ancient-origins.net

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota egjipt kleopatra egjipt kleopatra

Sondazh

Poll