Sport

Sadiku, “Ferrari që është ndezur”, sulmuesi është zgjedhja e parë e ekipit grek, ja oferta për Levanten

15 Korrik 2020, 11:41 Nga DOSJA
Sadiku, “Ferrari që është ndezur”, sulmuesi

SPANJË-Armando Sadiku ka rilindur dhe po kalon një moment fantastik te Malaga në Segunda Division.Megjithatë në Spanjë hasi shumë vështirësi me Levanten ku është penalizuar edhe nga dëmtimet. Huazimi te Malaga rezultoi si gjetja më e mirë për vetë ekipin që zotëron kartonin e tij dhe futbollistin.

Tashmë Levante ka interesimin e disa skuadrave për të siguruar shërbimet e Armando Sadikut. Në Greqi raportohet se Arisi ka nisur negociatat me Levanten, duke e tentuar me një huazim me të drejtë blerje.

Faktikisht një histori e tillë daton që në verën e viti të shkuar, por drejtuesit e Aris do të zgjidhnin një tjetër sulmues për të nënshkruar. Këtë herë Sadiku është zgjedhje e parë për ekipin grek, megjithëse shihet si një hap mbrapa për karrierën e lojtarit. Aris i jep mundësinë vetëm për të luajtur në kualifikueset e Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aris levante malaga sadiku aris levante malaga sadiku

Sondazh

Poll