Politike

Meta publikon Ramën, kryeministri me zë e me figurë premton se nuk do të ndërhyjë kurrë në Kushtetutë, Presidenti: Mbaj

15 Korrik 2020, 08:49 Nga DOSJA
Meta publikon Ramën, kryeministri me zë e me figurë premton se

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video ku shihet dhe dëgjohet teksa kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë kurrë në Kushtetutë.

Përmes videos, Meta kërkon që të paktën të mbahet kjo fjalë, sikur edhe një herë të vetme, pasi nuk bëhet kijameti.

“Por askush të mos presë dhe të mos mendojë se Partia Socialiste do të ndërhyjë në Kushtetutë, siç ndërhyri katër vjet më parë. Ne gjithmonë do të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të re nga një forcë avendturash është se gjithmonë bëjmë gabime të reja dhe jo gabime të vjetra,”- dëgjohet të thotë Rama në video.  

“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!”- shkruan Meta krah videos.

Ky postim vjen një ditë pasi në Komisioonin e Ligjeve u miratuan ndryshimet në Kushtetutë.

Me unanimitet të plotë, deputetët anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë miratuar ndryshimin e nenit 64 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që i hap rrugë hapjes së listave të kandidatëve për deputetë. Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 68 të Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll