Bota

Zyrtari i lartë katalanas akuzon Spanjën: Më kanë përgjuar telefonin

14 Korrik 2020, 20:52 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë katalanas akuzon Spanjën: Më kanë

Një politikan katalanas  ka akuzuar qeverinë spanjolle për përgjim në celularin e tij. Roger Torrent kryetari i parlamentit Katalanas, e ka deklaruar këtë pasi detajet e spiunazhit të pretenduar u zbuluan në një hetim të përbashkët nga gazetat Guardian dhe El Pais.

Torrent tha që ishte provë e “spiunimit kundër kundërshtarëve politikë” në Spanjë. Nga ana tjetër, Madridi i ka mohuar akuzat. Ndërkohë mediat raportojnë se Torrent ishte paralajmëruar se telefoni i tij ishte në shënjestër vitin e kaluar duke përdorur Pegasus, një mjet përgjimi të krijuar nga Izraeli.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që tëbëhet një hetim I plotë në lidhje me këtë rast.

 “Kjo është hera e parë që ne kemi konfirmim konkret të asaj që shumë prej nesh e dinin dhe ishin duke e mohuar … Ne e dinim se praktikat e paligjshme po drejtoheshin kundër kauzës së pavarësisë. Tani kemi prova të caktuara,” tha ai.

Sakaq zyra e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez mohoi akuza e tij duke thënë se qeveria nuk ishte në dijeni se Torrent dhe një ish-ligjvënës katalunas “kishin qenë nënshtruar një sulmi hakerimi përmes telefonave të tyre celular”.

“Në Spanjë, çdo ndërhyrje në lidhje me një telefon celular bëhet gjithnjë me ligj,” tha ajo.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota roger torrent roger torrent

Sondazh

Poll