Bota

Abuzoi seksualisht me 75 gra, marrin fund zgjidhjet e producentit amerikan. Gjykata kundërshton marrëveshjen prej 18.9 milion

14 Korrik 2020, 20:17 Nga DOSJA
Abuzoi seksualisht me 75 gra, marrin fund zgjidhjet e producentit amerikan.

SHBA- Gjykata amerikane ka hedhur poshtë propozimin  prej 18.9 milion dollarëve e amerikan  për çështjen e përdhunuesit Harvey Weinstein. Ky fond do të shkonte tek dhjetra femra me të cilat ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me të.

Weinstein-it iu dha një dënim prej  23 vitesh burg për përdhunim dhe sulm seksual në muajin Mars. Dhënia e parave do të ishte një zgjidhje e cila do të kishte shënuar fund për të gjitha pretendimet civile kundër tij, kompaninë Weinstein dhe disa drejtorë të saj.

Ai gjithashtu do të kishte dhënë 10-15,000 dollarë për secilin abuzues, ndërsa 15 milion dollarë do të kishin shkuar drejt kostove të mbrojtjes të Weinstein. Në një seancë telefonike 20-minutëshe, Gjykatësi Hellerstein tha: Ideja që Harvey Weinstein mund të marrë një fond mbrojtjeje përpara paditësve është i padurueshëm.

Të mërkurën, avokatët për gjashtë nga akuzueset e Weinstein paraqitën një kundërshtim për pagën e propozuar, duke e quajtur atë një “mashtrim mizor”.

Ai u dënua në fillim të këtij muaji me 23 vjet burg për sulm seksual ndaj ish-asistentes së prodhimit të Projektit, Miriam Haleyi dhe përdhunimin e ish-aktores Jessica Mann. Weinstein është një nga dy të burgosurit në burgun e sigurisë maksimale në Qarkun Erie që kanë rezultuar pozitivë, thanë zyrtarët.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota harvey weinstein harvey weinstein

Sondazh

Poll