Bota

“Pranojeni ose vdisni”, tmerrohen pasagjerët në avion, burri misterioz i kërcënon me vdekje që të thonë se Jezusi…

14 Korrik 2020, 20:35 Nga DOSJA
“Pranojeni ose vdisni”, tmerrohen pasagjerët në avion,

SHBA-Pasagjerët që ishin në një fluturim të linjës ajrore “Alaska Airlines” në ShBA janë tmerruar pasi brenda avionit ka ndodhur një situatë e pakëndëshme e cila ka detyruar që piloti të bënte një ulje të menjhershme.

Sipas një video të publikuar nga mediat vendase shihet se një që kishte mbuluar fytyrën me maskë nisi të kërcënonte të tjerët u thënë: Do ju vras të gjithëve, nëse nuk pranoni që Jezusi ishte njeri me ngjyrë.

Më pas ai është afruar tek disa njerëz dhe u thotë që detyrimisht ta pranojnë këtë gjë ose të vdesin në vend.

“Pranojeni këtë, në të kundërt do të vdisni”.- dëgjohet duke thënë agresori.

Ndërkohë një zëdhënës i kompanisë ajrore tha se ishin dy pasagjerë dhe persona të ekuipazhit që ndikuan në qetësimin e gjendjes, të cilët janë konsideruar si heronj nga të tjerët. Menjëherë pas zbritjes, policia e ka arrestuar  dhe e ka dërguar në burgun e King County në Seattle.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll