Politike

Ndyshimet kushtetuese, Rama i përgjigjet opozitës dhe Presidentit: Kuvendi është sovran, kërcënimet po rrezikojnë paktin

14 Korrik 2020, 16:12 Nga DOSJA
Ndyshimet kushtetuese, Rama i përgjigjet opozitës dhe Presidentit:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndryshimet e miratuara sot në Komisionin e Ligejve. Në një postim në mediat sociale, Rama u është përgjigjur dhe reagimeve nga opozita dhe Presidenca, që nuk janë dakord me ndërhyrjen në Kushtetutë. Kreu i qeverisë shkruan se marrëveshjen e arritur me opozitën jashtëparlamentare do ta zbatojnë pikë për pikë, por bën me dije se sharjet dhe kërcënimet që po bëhen në drejtim të qeverisë po rrezikojnë paktin.

Kryeministri një përgjigje e ka dhe për Metën, ku shkruan se i kujton që Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë por në fund vendos vetë. “As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”, shton ai.

REAGIMI I PLOTË

Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!

Maxhoranca dhe opozita e re kanë miratuar sot ndryshimet e Kushtetutës. Komisioni i Ligjeve me 100% të votave miratoi sot heqjen e koalicioneve, gjë që do të sanksionohet në Kushtetutë. Po ashtu është vendosur dhe hapja e listave, por nuk do të ketë një hapje të tërësore, por vetëm 1/3 e të gjithë listës shumëemërore. Po ashtu sot është vendosur dhe vendosja e pragut elektoral, që në qarqe do të jetë prag natyral, por shpërndarja e mandateve do të bëhet vetëm për partitë që do marrin 5% të votave në rang kombëtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve kuvendi shqyrton kerkesen e opozites edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve kuvendi shqyrton kerkesen e opozites

Sondazh

Poll