Aktualitet

“Kam punuar turni i tretë në fabrikën e tullave”, Pëllumb Pipero rrëfen jetën: Ju tregoj njohjen me gruan dhe familjen

14 Korrik 2020, 20:07 Nga DOSJA
“Kam punuar turni i tretë në fabrikën e tullave”,

TIRANË- Mjeku insfeksionit Pëllumb Pipero, i cili tashmë është bërë një nga personazhet më të dashura për publikun sot ka bërë një rrëfim ndryshe. Ai është zhveshur pas nga roli i mjekut dhe ka folur më gjatë për jetën e tij, karrierën dhe familjen.

Mjeku ka treguar se ka lindur në Skrapar më pas është transferuar në Vorë ku ka nisur të punojë që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen dhe pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare nisi punë në fabrikën e tullave dhe për disa vite rresht Pipero ka qënë punëtor i rregullt i turnit të tretë.

Pipero sot për herë të parë ka folur dhe për njohjen me bashkëshorten e tij, Mimozën. “Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qënë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën. Ka qënë shumë simpatike dhe shumë e shkathët.”, u shpreh mjeku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pipero tregon jeten pellumb pipero pipero tregon jeten

Sondazh

Poll