Aktualitet

U shisnin qytetarëve ilaçe të rremë për COVID-19, zbulohet lidhja e të arrestuarve në Lezhë me ish-deputetin e PD

14 Korrik 2020, 17:56 Nga DOSJA
U shisnin qytetarëve ilaçe të rremë për COVID-19,

LEZHË -Policia e Lezhës arrestoi sot dy persona, të cilët mashtronin qytetarët, duke e shitur një ilaç për të cilin pretendonin se shëronte COVID-19.  Të arrestuarit janë Frederik Frrokaj dhe Henri Frrokaj, përkatësisht vëllai dhe nipi i ish-deputetit demokrat Andon Frrokaj.

Këta të fundit në këmbim të 20 mijë lekëve, u shisnin qytetarëve ilaçet. Ata i kishin rolet e përcaktuara, ku nipi gjente klientët, ndërsa xhaxhai prodhonte ilaçet. Policia kishte mbledhur informacione nga banorët e zonës, për skemën që aplikonin xhaxha e nip. 57-vjeçari pretendonte se nga bashkimi i acidit klorhdirik me ujin, përfitohej kura që shëronte COVID-19.

Gjatë operacionit, në banesën e Frederik Frrokaj, policia gjeti dhe sekuestroi pajisje mjkesore pa faturë , të cilat dyshohet se 57-vjeçari mund t’i ketë futur kontrabandë. Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzat;“Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon frroku henri frroku kuruesi i rreme andon frroku henri frroku kuruesi i rreme

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...