Aktualitet

Shqiptari ndalohet në Qipro, rezulton pozitiv me Covid-19

14 Korrik 2020, 18:20 Nga DOSJA
Shqiptari ndalohet në Qipro, rezulton pozitiv me Covid-19

QIPRO–  Ditën e sotme autoritetet qipriote deklaruan se një shqiptar në Qipro ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Një rast i ri koronavirus u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë së Qipros të martën.

Raportohet se i riu shqiptar, është rezident në Qipro, por teksa ka udhëtuar nga Shqipëria në Athinë ai  ka rezultuar i infektuar me virus.

Në mesin e 379 të riatdhesuarve, shqiptari u testua për Covid-19 në aeroport gjatë mbërritjes së tij në shtetin helen.

Nga 1754 teste që u kryen gjatë 24 orëve të fundit në Qipro, shqiptari është personi i vetëm që rezultoi pozitiv. E tashmë ai është i detyruar të qëndrojë në karantinë për 14 ditë si shkak i infektimit nga koronavirusi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...