Aktualitet

Qëlloi me armë në ajër dhe terrorizoi banorët, arrestohet 32-vjeçari në Korçë (EMRI)

14 Korrik 2020, 18:47 Nga DOSJA
Qëlloi me armë në ajër dhe terrorizoi banorët,

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi është parë teksa ka qëlluar me armë në ajër në mes të qytetit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit dhe burime bëjnë me dije se nuk kemi të bëjnë me një konflikt.

Fjordi Pane nuk ka pasur asnjë zënkë me ndonjë person tjetër, por ka qëlluar në ajër dhe mësohet se  ai njihet si person problematik në qytet dhe është një emër i njohur nga Policia.

Policia ka shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se 350vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në Komisariatit. 32-vjeçarit i është sekuestruar edhe arma me të cilën ka qëlluar, ndërsa po hetohet për shkaqet që kanë detyuar qytetarit të terrorizojnë banorët përreth.

NJOFTIMI I PLOTË

Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjordi pane policia korçe fjordi pane policia korçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...