Aktualitet

Mbajtja me detyrim e maskave në ambiente të mbyllura, mjekja Kuli: Masë e domosdoshme, të mbrojnë 98% nga COVID-19

14 Korrik 2020, 18:55 Nga DOSJA
Mbajtja me detyrim e maskave në ambiente të mbyllura, mjekja Kuli:

TIRANË- Komiteti Teknik ka vendosur që masakt të bëhen të detyrueshme në ambientet e mbyllura. Mjekja Gjeorgjina Kuli ka thënë se kjo është një masë shumë e mirë, pasi kufizojnë shumë përhapjen e COVID-19. Në një lidhje Skype për “Ora News”, ajo tha se mbajtja e maskave siguron mbrojtje nga virusi në 98% të rasteve.

Mesa duket ky virus do të qëndrojë me ne dhe duhet t’i kundërvihemi me të gjitha mundësitë, forcat, dhe masat mbrojtëse, për të realizuar kufizimin e përhapjes së tij. Është shumë e rëndësishme, siç është treguar edhe në vazhdimësi në kohë, që mbajtja e maskave nga të gjithë personat në ambiente të mbyllura, ose në ambiente ku nuk mund të sigurohet distancimi social, siguron një mbrojtje deri në 98% të rasteve.

Për 98% të mbron nga përhapja e virusit kur të dyja palët mbajnë maska, dhe personi që mund të jetë i infektuar, dhe personi që është bashkëbisedues me të, ose qëndron në kontakt të afërt për një periudhë kohore prej disa mintuash. Kështu që, maskat kirurgjikale apo dhe barrierat mbrojtëse të përgatitura nga maskat copë, duket se janë mjete  të rëndësishme për të siguruar një barrierë natyrale në kufizimin e përhapjes së virusit”, tha Kuli.

Më herët sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se pas miratimit në Komitetin Teknik tashmë është gati akti normativ për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të mbyllura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...