Aktualitet

Kandidati për Rektor, Hoxha: Universiteti i Tiranës probleme në drejtim, organeve drejtuese u kanë mbaruar mandatet

14 Korrik 2020, 18:32 Nga DOSJA
Kandidati për Rektor, Hoxha: Universiteti i Tiranës probleme në

TIRANË- Dekani Artan Hoxha, kandidat për rektori i Universitetit të Tiranës tha se katër vitet e fundit Universiteti i Tiranës ka pasur probleme në drejtim. Sipas Hoxhës, asnjë universitet tjetër nuk ka problematika e diskutime të tilla, përveç një personi në strukturën drejtuese të UT-së.

Artan Hoxha: Studentët në universitetin e Tiranës vijnë studentët më të mira nga gjimnazet. Por ata herë pas here nuk gjejnë në universitet hapësirat që prisnin, bien interesi, që e ul motivimin dhe studenti nuk shkon aty ku ka objektivin. Duhet fokusuar te studenti, pedagogët dhe strukturat ndihmuese, pritet që Universiteti i Tiranës ta plotësojë më mirë misionin që ka.

Universiteti i Tiranës ka pasur problematike 4 vitet e fundit në drejtim dhe kjo problematikë vazhdon deri në 30 kur do të mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet në universitete janë caktuar në 30 korrik, me gjithë problematikat që ka proces, por asnjë universitet tjetër nuk ka diskutime të tilla. I vetmi problem është vetëm me një person në strukturën universitare.

Hoxha shtoi se mandatet e strukturës drejtuese në universitete kanë përfunduar dhe institucionet nuk mund të rrinë në gjendje pritshmërie pafundësisht.

Artan Hoxha: Mandatet e gjithë strukturave drejtuese në universitete kanë përfunduar dhe rrimë në detyrë vetëm për vazhdimësinë institucionale, dhe njerëzit nuk mund të rrinë në gjendje pritshmërie pafundësisht. Cikli i zgjedhjeve duhet të zhvillohet një herë në katër vite dhe ne duhet të zbatojmë të gjitha masat në mënyrë që të mos përhapet sëmundja.

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha zgjedhjet ne universitet artan hoxha zgjedhjet ne universitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...