Aktualitet

U dëbua nga Britania se u kap me drogë, shqiptari kthehet sërish me kamion për të takuar të dashurën (EMRI)

14 Korrik 2020, 18:20 Nga DOSJA
U dëbua nga Britania se u kap me drogë, shqiptari kthehet sërish

BRITANI- Një shqiptar emigrant në Britaninë e Madhe është dëbuar pak kohë më parë, por ai ka gjetur rrugën për të shkuar sërish. Shqiptari, i identifikuar si Edison Lici u dëbua pasi u kap më drogë. Mediat në vend shkruajnë se Lici këtë herë vendosi të shkojë në ishull sërish me dokumente të rreme. Aventura e tij ka përfunduar shpejt dhe ai është kapur dhe është dërguar në gjykatë.

Ai kishte arritur që te merrte dokumente false italiane dhe u përpoq që të fitonte dhe leje qendrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Skema e falsifikimit u shkatërrua dhe u vu re se letrat e tij ishin false. Prokurori i çështjes në seancë u shpreh se Lici kishte shkuar në Uells për të qëndruar me të dashurën e tij dhe kishte mbijetuar duke bërë punë të ndryshme, në lavazh apo ndërtim.

Nga ana tjetër në gjyq, gjykatësi Catherine Richards u shpreh se Lici nuk kishte të drejtë të qendronte në Mbretërinë e Bashkuar në kohën kur ai përdori një dokument të rremë dhe kishte hyrë ilegalisht në vend. Tashmë pritet që të mbarojë gjyqi dhe Eduart Lici të dëbohet sërish nga Britania e Madhe.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëbohet shqiptari nga anglia edison lici dëbohet shqiptari nga anglia edison lici

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...