Bota

“Rastet e reja po shtohen ndjeshëm”, Eksperti amerikan: Miami tani është epiqendra e koronavirusit

14 Korrik 2020, 19:19 Nga DOSJA
“Rastet e reja po shtohen ndjeshëm”, Eksperti amerikan: Miami

SHBA– Me më shumë se 2,000 pacientë të shtruar në spital dhe qindra të tjerë në njësitë e kujdesit intensiv, “Miami tani është epiqendra e pandemisë”, ka thënë një ekspert për sëmundjet infektive, duke krahasuar zonën metropolitane të Floridës së Jugut me qytetin ku kishte origjinën koronavirusi.

E gjithë Florida është duke luftuar. Të martën, zyrtarët shtetëror të shëndetit raportuan 132 vdekje që ishin të lidhura me Covid-19, duke thyer rekordin për shumicën e vikitmave në një ditë të vetme për shkak të koronavirusit.

Rekordi i mëparshëm ishte 120 vdekje të raportuara më 9 korrik.

“Ajo që ne pamë në Wuhan gjashtë muaj më parë, pesë muaj më parë, tani ne jemi bërë si Wuhani.”-tha Lilian Abbo, për sistemin shëndetësor gjatë një konference për shtyp të mbajtur të hënën.

Qyteti kinez, Wuhan, epiqendra e origjinës së koronavirusit, hyri në një bllokim 76-ditor në fund të janarit pas një shpërthimi vdekjeprurës që ka vrarë me mijëra njerëz.

Rastet e para të njohura të virusit u zbuluan në Wuhan  prej dhjetorit të 2019, ndërsa nga nga mesi i prillit zyrtarët raportuan më shumë se 50,000 infeksione. Qarku Miami-Dade ka regjistruar më shumë se 64,000 infeksione deri tani, sipas të dhënave zyrtare.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 13,269,390 persona. Ndërkohë 576,432 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,738,158 qytetarë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba miami koronavirusi ne shba miami

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2020, 18:12

BOLIVI- Punonjëset e seksit në Bolivi pas një kohe kaq të gjatë po përgatiten për punën në kohën e pandemisë ku tashmë do të pajisen, me “uniforma” të reja që p...