Politike

Miratimi i ndryshimeve tek Ligjet, ISP: S’ janë pjesë e rekomandimeve të SHBA-së dhe BE-së, Shqipëria vendi i dytë në

14 Korrik 2020, 14:04 Nga DOSJA
Miratimi i ndryshimeve tek Ligjet, ISP: S’ janë pjesë e

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka komentuar ndryshimet në Kushtetutë që u miratuar sot me 100% të votave në Komisionin e Ligejve. Në një reagim, ISP shkruan se Shqipëria është vendi i dytë në botë që ndryshon Kushtetutën gjatë pandemisë së COVID-19, pas Rusisë.

Më tej bëhet me dije se ndryshimet kushtetuese nuk u diskutuan në Këshillin Politik dhe nuk janë pjesë e rekomandimeve dhe as e mbështetjes nga ambasadat e SHBA, BE dhe UK që asistuan Këshillin Politik. Por si dhe sa ka ndryshuar Kushtetuta nga ajo që u miratua me referndum në vitin 1998? Sipas ISP, nëse do ta krahasonim me një libër kemi lënë të pandryshuar vetëm titullin e librit, hyrjen dhe ISBN, gjithçka tjetër, përfshirë përmbajtja e tij është ndryshuar.

REAGIMI I PLOTË

Pas vetëm dy javë konsultime dhe procedurë parlamentare Kuvendi i Shqipërisë përmes Këshillit për Legjislacionin vendosi me 100% të votave të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19. Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online. Ndryshimet u iniciuan nga deputetët e pakicës në parlament dhe u mbështetën nga mazhoranca parlamentare. Ato kanë shkaktuar debat të fortë politikë dhe shihen gjerësisht si një instrument taktik i shumicës parlamentare në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Miratimi i hapjes së listave është lajm pozitiv dhe koncepti i hapjes drejt qytetarit vendimmarrës do të duhej të kishte mbështetje të gjerë të të gjithë spektrit politik.

Ndryshimet e reja kushtetuese kanë një rrugë të gjatë deri në miratim në seancë dhe reflektim në Kodin Zgjedhor, i cili ndërkohë, është ndryshuar nga marrëveshja politike e datës 5 qershor. Një prej pikave thelbësore të marrëveshjes ishte ajo, sipas të cilës, asnjë ndryshim tjetër nuk mund të bëhet në Kod pa miratim paraprak në Këshillin Politik. Ndryshimet kushtetuese nuk u diskutuan në Këshillin Politik dhe nuk janë pjesë e rekomandimeve dhe as e mbështetjes nga ambasadat e SHBA, BE dhe UK që asistuan Këshillin Politik. Si dhe sa e kemi ndryshuar Kushtetutën prej vitit 1998? Nëse do ta krahasonim me një libër kemi lënë të pandryshuar vetëm titullin e librit, hyrjen dhe ISBN, – gjithçka tjetër, përfshirë përmbajtja e tij është ndryshuar. Vijon tradita e demokracive hibride, sipas të cilës, kur kemi një problem dhe një qëllim politik afatshkurtër, nuk i zgjidhim ato duke ndryshuar sjelljen tonë ndaj problemit/qëllimit, por duke ndryshuar Kushtetutën, pra, duke ia përshtatur Kushtetutën nevojave ditore politike dhe duke e (keq)përdorur atë si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Maxhoranca dhe opozita e re kanë miratuar sot ndryshimet e Kushtetutës. Komisioni i Ligjeve me 100% të votave miratoi sot heqjen e koalicioneve, gjë që do të sanksionohet në Kushtetutë. Po ashtu është vendosur dhe hapja e listave, por nuk do të ketë një hapje të tërësore, por vetëm 1/3 e të gjithë listës shumëemërore. Po ashtu sot është vendosur dhe vendosja e pragut elektoral, që në qarqe do të jetë prag natyral, por shpërndarja e mandateve do të bëhet vetëm për partitë që do marrin 5% të votave në rang kombëtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve instituti i studimeve politike kuvendi shqyrton kerkesen e opozites hapja e listave dhe heqja e koalicioneve instituti i studimeve politike kuvendi shqyrton kerkesen e opozites

Sondazh

Poll